KreuCelebrity

Dikur nuk e ka favorizuar në rrugëtimin në muzikë, por sot Miriami pendohet për zgjedhjen e bërë…

Konkurset e muzikës janë gjithmonë të vështira. Përballja me emocionet, publikun, skenën, jurinë…Kemi parë në formate nga më të ndryshmet, brenda dhe jashtë vendit, se ata të cilat kanë zgjedhur të konkurrojnë, shpesh mbërthehen nga ndjenja të papërshkrueshme, që gati-gati sjellin bllokime apo stonime të vogla, të cilat nuk do të dëshironte t’i kalonte askush. I tillë është edhe formati i ‘The Voice’, i cili bëhet akoma dhe më i vështirë kur protagonistë janë fëmijët.

A post shared by The Voice (Kids) Albania (@voicealbania)

E shohim çdo të premte spektaklin në ekran, ndërsa vetëm dy javë na ndajnë nga mbrëmja finale. Ditën e djeshme, rreth përfundimit të ‘The Voice Kids’, siç e do dhe zakoni, në skenë u ngjit një këngëtar profesionist për të performuar një nga këngët e tij të shndërruar në hit. Bëhet fjalë për Ylli Limanin, prezenca e së cilit ishte dhe më me vlerë mbrëmjen e djeshme. Arsyeja? Rreth tetë vite më parë, Limani ka qenë një ndër konkurrentët në po të njejtin format. Por, duket se njëri nga anëtarët e jurisë nuk e ka shtypur butonin për të gjatë audicioneve të fshehura.

A post shared by The Voice (Kids) Albania (@voicealbania)

Ka qenë pikërisht Miriam Cani ajo që ka bërë një gjedhje të tillë, gjë për të cilën është penduar. Por, siç ka theksuar dhe ajo, kjo nuk përbën asnjë diferencë. “Kjo nuk është fare e rëndësishme përpara rrugës së suksesit që ai ka pasur pas konkurrimit në këtë spektakël”, ka thënë Cani, ndërsa Limani ka shërbyer si një shembull i mirë për të gjithë fëmijët që po marrin pjesë në garën e ‘The Voice’ aktualisht. Raste të tilla ndodhin shumë herë, kur vjen puna tek konkurset e artit.

A post shared by The Voice (Kids) Albania (@voicealbania)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF