KreuCelebrity

Gaz Paja më romantik se kurrë, kapet ‘mat’ duke u puthur e përqafuar me të dashurën

Jemi mësuar ta shohim çdo të diel në ‘Portokalli’, edhe pse së fundmi Gazi e ka deklaruar se po investohet gjithmonë e më shumë në teatër dhe kinematografi. Tejet i rezervuar për jetën e tij private, pak kohë më parë aktori i humorit e pranoi se është në një lidhje me nje vajzë bjonde, që e qaujti pa frikë ‘e bukura e dhehut’ në studion e ‘Wake Up’. Këtë herë, Panorama Plus ka publikuar disa foto të çiftit, teksa këta të fundit kanë qenë duke kaluar kohën e lirë në një nga klubet e Tiranës.

Paja shihet duke u përqafuar e duke shkëmbyer puthje me vajzën, emri i së cilës nuk dihet ende. Të tilla momete tregojnë se të dy po përjetojnë një histori të bukur dashurie, që me shumë ngjasa do të mbetet vetëm me kaq. Angazhimi intensiv i Pajës në ‘Portokalli’, në një mënyrë apo në një tjetër e ka larguar disi vëmendjen nga jeta e tij private, edhe pse kuriozët kanë pyetur shpesh se ç’ndodh me Gazin në fushën e romancës. Dhe ja, mesa duket aktori i humorit nuk do t’i mbajë edhe më gjatë të fshehta detajet për historinë e dashurisë që po përjeton këto kohë.

Paja u vu në qendër të vëmendjes pak javë më parë, pasi u përfol për një largim të mundshëm nga ‘Portokali’. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë apo se kur do të ndodhë, por nuk është çudi kur aktorin ta shohim jashtë ‘dyerve’ të këtij spektakli. Si ju duket e dashura e Pajës?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF