KreuCelebrity

Menjëherë pas Eurosong, Ermal Meta me një koncert në Shqipëri!

Mesa duket kjo verë do të jetë e mbushur me koncerte dhe emra të rëndësishëm që na kanë bërë krenarë në botë me zërin e tyre, do të rikthehen në atdhe ku do të performojnë përpara publikut shqiptar.

Pasi lajmit se Rita Ora do të mbajë një koncert më tre qershor, një tjetër shqiptar me famë botërore do të vijë në Tiranë. Ai është Ermal Meta. Nuk bëhet fjalë për të njëjtin koncert. Sipas ‘Jo vetëm Modë’, Ermal Meta, fill pas fitores së tij në Sanremo, do të vijë në Shqipëri në fund të muajit maj.

Ermal Meta do të përfaqësoj Italinë në Eurovizion, i cili do të mbahej në 8 maj në Lisbonë. Si rrallë herë, në këtë kompeticion europian do të marrin pjesë tre shqiptarë, Eugent Bushpepa që do të përfaqësojë Shqipërinë, Ermal Meta Italinë dhe Eleni Foureira Qipron.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF