KreuCelebrity

Rita Ora në Tiranë më shpejt nga sa e mendonit ju! Zbulohet data e koncertit

E kemi parë në postimet e kryebashkiakut Erion Veliaj se diçka e madhe do të vijë në Tiranë, dhe bëhet fjalë për një koncert të përmasave të mëdha.

Deri më tani kemi mësuar se një prej këngëtarëve që do të perfomojë në shesh do të jetë reperi Noizy, por sipas “Jo Vetëm Mode” pjesë e artistëve do të jetë edhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Sipas tyre, koncerti do të mbahet në shesh më 3 qershor dhe do të jetë pa pagesë. Ashtu si kurse edhe në rastin e vizitës së saj në Tiranë, për rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe të Pavarësisë së kosovës, Rita Ora nuk ka kërkuar të paguhet, pasi është shumë e lumtur që do të këndojë përpara popullit të saj.

Rita Ora dhuroi një spektakël të vërtetë në Prishtinë me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Miksimi i këngëve të saj me vallen e Rrugovës, e shndërruan atë në këngëtaren e preferuar padyshim të të gjithë shqiptarëve. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një imazhi të mirë të Shqipërisë në botë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF