KreuCelebrity

Një ditë shumë e trishtë për Armina Mevlanin, humb njeriun e shtrenjtë

Sot është ditë feste dhe atmosferën e bukur e ndjejmë në çdo cep që shkelim.

Njerëz të buzëqeshur që kanë vetëm urime për njëri-tjetrin, të tjerë po gatuajnë për të ngrënë një drekë të shijshme në shoqërinë e familjarëve dhe miqve më të mirë. Teksa për të gjithë sot është festë, për Armina Mevlani është një ditë shumë e trishtuar. Gjyshja e saj ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë fashion blogerja e njohur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Rip Grandma! Sot një ditë e trishtë për të gjithë ne”.

Amina Melvani është një ndër fashion blogeret e para dhe shumë të njohura në Shqipëri.  Me stilin e saj unik të të veshurit, ajo është shndërruar në një frymëzim për shumë vajza. Ajo u vendos në qendër të vëmendjes së mediave rozë, më tepër edhe pas lidhjes me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Pak ditë më parë, bukuroshja deklaroi se shumë shpejt do të kemi dasmë, ndonëse nuk ka dhënë një datë konkrete pasi as jo nuk e ka vendosur një të tillë. Ne na mbetet të presim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF