KreuCelebrity

Një javë me të bardha, 7 të famshmet shqiptare që i pamë ‘all in white’ nga e diela në të diel!

Një nga tendencat më të fundit është paraqitja kokë e këmbë me të bardha. Të dielën e shkuar, ‘maratonën’ e nisi Xhemi Shehu, e cila u prezantua veshur me një kostum të bardhë, të cilin e kishte kombinuar me një veshje të poshtme ngjyrë bezhë. Kombinuar me një detaj ngjyrë ari në pjesën e përparme të xhaketës, Xhemi kishte vendosur ta niste pranverën me një veshje të tillë. Një ditë pas saj, do të shihnim zgjedhjen e njejtë nga Alketa Vejsiu, gjatë prezantimit të ‘Në kurthin e Piter Panit’. Një këmishë e bardhë e lidhur në mes, pantallona e këpucë me taka të së njejtës nuancë, ishte ky kombinimi që preferoi Vejsiu mbrëmjen e së hënës.

Alketa Vejsiu

Xhemi Shehu

Nga ana tjetër, Nora Istrefi surprizoi jo pak, kur u shfaq në disa foto të reja me kostumin e bardhë nga ZARA, që kushtonte në total 100 euro. Atletet Louboutin arrinin shifrën prej afro 500 euro, duke i shtuar edhe më tepër vlerë paraqitjes së këngëtares. Më pas, u zbulua se Istrefi kishte parapëlqyer të paraqitej kështu për rubrikën ’50 pyetje për Norën’ në emisionin Prive. E premtja solli publikimin e këngës ‘Off Guard’, në klipin e së cilës Elvana Gjata u pa kryesisht e veshur vetëm me të bardha. Zbukuruar me togëza ari, veshja dy-pjesëshe e Elvanës e përfshinte atë edhe më shumë në atmosferën e viteve ’90-të, që përshtatej me videon në tërësi.

Nora Istrefi

Elvana Gjata

Në po të njejtën ditë, në ‘Voice Kids’ Miriam Cani kishte preferuar të njejtën ngjyrë për kombinimin e saj, gjë që e afronte edhe më shumë me tematikën e zgjedhur për spektaklin: fëmijët në botën e Disney. Aksesori me lule shumëngjyrëshe në pjesën e përparme të veshjes bënte diferencën, duke tërhequr pak vëmendjen nga e bardha në tërësi. Të fundit që pamë me po të njejtën zgjedhje deri më tani ishin Genta Ismajli dhe Adrola Dushi. Të ftuara në ‘Xing me Ermalin’, vajzat e kishin sjellë të bardhën në modele të ndryshme: Genta, me xhaketë e pantallona të shkrutra, ndërsa Adrola, me një kostum klasik. Si mendoni, cila nga shtatë vajzat e ka sjellë më mirë versionin ‘all in white’?

Miriam Cani

Genta Ismajli

Adrola Dushi

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF