KreuFashion

Jo një, as dy, por tre maska për fytyrën tuaj! Mund ta zgjidhni ju, sipas tipit të lëkurës

Është një mënyrë shumë e thjeshtë, por edhe pak e kushtueshme që të bëni maskë për fytyrën tuaj në shtëpi. Ju nevojiten disa produkte që me siguri i gjejmë në çdo shtëpi si banane, mjaltë, kafe apo kakao. Kështu që e vetmja gjë që duhet të bëni është të zgjidhni maskën e duhur sipas tipit të lëkurës.

Banane dhe mjaltë
Kjo maskë është ideale nëse keni lëkurë të thatë, pasi që ndihmon në hidratimin e saj. Ju mjafton ta marrim një banane, ta shtypim dhe të shtojmë dy lugë mjaltë dhe disa pika limoni. Mbajeni në fytyrë deri në 10 minuta dhe më pas shpëlajeni si normalisht.

Kakao dhe kafe
Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni edhe disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet dhe më pas shpëlani fytyrën. Maska ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë.

Maska me qumësht
Qumështi është një nga përbërësit më adekuat për kujdesin e  lëkurës së fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF