KreuCelebrity

KroiArt ka orarin e tij, Bieta Sulo e ushqen me gji gjatë transmetimit të intervistës

Nëse ka diçka për të cilën i kemi zili fëmijët e vegjël është se nuk kuptojnë asgjë se çfarë ndodh përreth tyre; nëse i flihet gjumë, nuk kanë nevojë që të presin deri sa të shkojnë në shtëpi të shtrihen, por e kanë krevatin me vete, nëse duan të ushqehen ndodh po e njëjta gjë.

Me të vërtetë i kemi shumë zili…Edhe me KroiArt kështu ka ndodhur. Ndonëse prindërit e tij, Albani dhe Bieta kanë qenë në një intervistë në emisionin e mëngjesit ‘Në shtëpinë tonë’, djaloshi i vogël ka dashur të ushqehet dhe nuk e ka penguar aspak që përreth tij ishin disa kamera, mikrofonë apo sy që po e vëzhgonin! Vogëlushi kishte orën e ushqimit dhe Bieta nuk hezitoi për asnjë moment që t’i jepte gji, ndonëse ishte në transmetim.

Ushqyerja me gji në transmetim, shërbeu edhe si një mesazh për të gjithë nënat që për disa momente kanë hezituar të bëjnë diçka të tillë me fëmijët e tyre, për shkak se kanë frikë se iu prishen format trupore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF