Mëngjeset si të Sarës, vetëm disa vajza mund t’i kuptojnë…

Mëngjesi, periudha më e shenjtë e ditës për disa. Janë ata që shtyjnë alarmin ço pesë minuta, që janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka vetëm për një gjysmë ore më shumë gjumë, ata që kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me shtratin…Eh, por ja që jo çdokush i gëzon këto privilegje. Sepse ka dhe nga ata si Sara, që ora 7 e mëngjesit i gjen larg nga dhoma e gjumit.

Nëse për ju është e pamundur që shëtitjet në park të nisin kaq herët, Sara duket se e nis ditën në këtë mënyrë. Me karrocën e Londonit  dhe nën shoqërinë e qenushit Jobs, mëngjeset e trashëgimtëares së Top Channel duken më energjike nga se e mendonim. Normalisht, nëse e quani ‘vuajtje’ zgjimin pa zbardhur ende mirë, kujtoni se në Sara dhe Ledioni kujdesen për protagonistin e familjes, më të voglin e shtëpisë, që me siguri i shijon si duhet ditët me diell e ajrin e freskët të mëngjesit. Megjithatë, mbetet një sfidë më vete…

Sarën e shohim gjithmonë e më pak aktive në rrjetet sociale, sikundër Liço, i cili është i angazhuar me postime të shumta lidhur me ‘Voice Kids’. Ndoshta, Hoxha po i përkushtohet gjithnjë e më shumë Londonit, i cili me kalimin e kohës, do përkujdesje edhe më të veçantë. Tani, bëni gati veshjet sportive për nesër, sepse shëtitja në orën 7 nuk është aq e tmerrshme nga se e mendoni…

View this post on Instagram

this day could not get any sweeter🎈

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *