“Për ata që janë vetë jeta”, motrat Libohova së bashku në një koncert krejt ndryshe nga më parë!

Të famshmet motrat Libohova, ato që sjellin jo vetëm art, por edhe nostalgji për shumicën e publikut. Nuk i shohim më aq shpesh të ngjiten bashkë në skenë, por këtë herë Irma dhe Eranda do të sjellin diçka ndryshe. Nuk do të jenë të vetmet që do ta presin publikun më datë 11 prill në sheshin ‘Skëndërbej’, pasi arsyeja e organizimit të këtij koncerti është ndër ato më humanet.

‘Një këngë për jetën’ vjen në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri, për të vërtetuar se ka ende shpresë. Motrat Libohova kanë realizuar një video së bashku, ku bëjnë thirrje për prezencën e kujtdo në këtë event. “Përshëndetje. Ju presim të gjithëve, në datën 11 prill në sheshin Skëndërbej, në një koncert të madh, për fëmijët që ende kanë shpresë për jetën. Koncerti quhet një këngë për jetën dhe biletat që do të merren në koncert janë kontribut pikërisht për këta fëmijë. Mos mungoni. Ju presin!”, thonë motrat Libohova në pak sekonda video. Një nismë e tillë do të ngjisë në skenë edhe të tjerë emra të njohur të muzikës shqiptare, ashtu sikurse është zbuluar se organizimi do të drejtohet nga Era Meta, vajza e Presidentit aktual.

Ndoshta, nuk do të kishte një arsye më mbresëlënëse se kaq që të mund t’i shihnim Irmën dhe Erandën në të njejtën skenë së bashku. Tashmë, ky rikthim i tyre merr edhe një tjetër kuptim. Në të njëjtën kohë, koncerti nuk duhet humbur për asnjë arsye!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *