Shumë vonuan/Arbana dhe Xhemi, ‘matchy-matchy’ në një mengjes plot diell në kryeqytet! 0 823

Ditë me diell si kjo e sotmja, shijohen më mirë nën shoqërinë e miqve të ngushtë. Pa angazhime, larg stresit të punës…a nuk është ky përshkrimi i përshtatshëm i një mëngjesi perfekt? Kur vjen puna tek vajzat e ekranit, vështirë të themi se televizioni lë shumë hapësirë për pushim, por Xhemi dhe Arbana kanë gjetur pak hapësirë për të shijuar një kafe me njëra-tjetrën.

Duke qenë se miqësia mes tyre është e pandashme, postimet e përbashkëta na kishin munguar nga të dyja vajzat. Ndoshta, moderatoret kanë pritur një mot perfekt si ky, për të ndarë këto momente të veçanta me ndjekësit. Si Arbana, ashtu dhe Xhemi kanë postuar foto në profilet e tyrë në rrjetet sociale, por ka dhe diçka tjetër që tërheq vëmendjen. Të dyja të veshura më bluza të bardha dhe me syze dielli të zeza, Shehu dhe Osmani nuk mund të ishin më të kombinuara se kaq. Postime tipike prej shoqesh të ngushta!

Pak kohë më parë, Xhemi ishte një nga të ftuarat speciale të Arbanës në ‘Dua të të bëj të lumtur’, ku vërtetuan dhe një herë se marrëdhënia mes tyre është ndër ato që zgjat pafund. Dhe është vërtetë bukur kur sheh emra të njohur të ekranit të lidhura ka ngushtë sa dy moderatoret, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *