10 filmat më të përshtatshëm për t’u ndjekur me mamin 0 115

Një nga mënyrat më të mira për të shpenzuar kohën e lirë me mamin, është ndjekja e një filmi. Përpos faktit që ndihmon në trajtimin e shumë temave sociale, të cilat janë të vështira për t’u diskutuar mes brezave, gjithashtu është një nga mënyrat më të shpejta për të marre informacione të ndryshme.

Pa u zgjatur më tutje, por duke i lenë filmat të flasin vetë, Revista Bordo, jep nje listë prej 10 filmash interesantë socialë.

  1. Lady Bird (2017)

Marrdhënia mes një mamaje dhe vajzës është komplekse. Dëshira për afeksion dhe pranim krijon mendime të forta por qesharake për t’ju hedhur në fyt njera-tjetrës. Filmi është nominuar për Oscar.

  1. Away we go (2009)

Maya Rudolphs është aktorja kryesore e komedisë së Sam Mendes, në rolin e një mamaje në pritje duke udhëtuar me bashkëshortin e saj rreth Amerikës Veriore, në kërkim të rrënjëve të saj familjare. Do të qeshni, do të qani, dhe do të dëshironi të përqafoni mamin kur të mbarojë.

  1. Mommie Dearest (1978)

Film i realizuar nga Joan Crawford, dedikuar vajzës së tij të adoptuar.

  1. Stepmom (1998)

Ky film nuk na solli të qara, na solli ngashërime të pakontrolluara. Julia Roberts është në rolin e njerkës së ardhshme, ndërsa Susan Sarandon luan rolin e mamasë së fëmijëve.

  1. The Babadook

Historia e frikshme e një mamaje, e cila po rrit fëmijën e saj e vetme. Regjizorja Jennifer Kent luan me temën e dashurisë dhe urrejtjes në historinë e saj të mbinatyrshme, thriller.

  1. Mr. Mom (1983)

Ky film mund të jetë ndoshta më i përshtatshmi për t’u parë gjithashtu me babain tënd. Histori dedikuar mamave punëtore dhe baballarëve shtëpiakë.

  1. Mommy (2015)

Një melodramë zemërthyese dedikuar një mamaje dhe një tmerri të madh që ajo po përpiqet të zbusë. Histori që mbetet me ty shumë gjatë pasi e ke parë.

  1. The Joy Luck Club (1993)

Një film i zhanrit dramë, dedikuar marrdhënies mama-vajzë. Kohëzgjatja disi e madhe, por përfundimisht ia vlen!

  1. Mermaids (1990)

Dramë dedikuar marrdhënies së një mamaje me vajzën e saj adoleshente, e cila përjeton gjithë problemet e moshës.

  1. Tearms of Endearment (1983)

Marrdhënia e sinqertë dhe e çiltër mes një mamaje dhe vajzës së saj, të cilat nuk kanë frikë t’i ndajnë të gjitha me njëra-tjetrën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *