KreuCelebrity

Çfarë do të ndodh nesër në Tiranë? Diçka e bukur po përgatitet në shesh

Kujdo që i ka rënë rruga në shesh do të ketë parë se një skenë po vihet në punë, diku aty rrotull qëndrojnë disa të rinj me bileta në duar, për të cilët dielli i fuqishëm që ka pushtuar vendin ditëve të fundit nuk përbën aspak një shqetësim, pasi i kanë vënë vetes një qëllim: të japin maksimumin e tyre për disa fëmijë të vegjël që kanë nevojë për ndihmën e tyre.


Nesër është dita e madhe. Përgatitjet janë drejt fundit dhe edhe pak orë na ndajnë nga një koncert shumë i madh që do të mbahet nesër në shesh në orën 19:00, i cili ndryshe nga koncertet që janë mbajtur deri më tani nuk ka qëllim të vetëm argëtimin e qytetarëve, por edhe kontributin për katër fëmijë që vuajnë nga kanceri, të cilët për shkak të kushteve të vështira ekonomike në familje e kanë pasur të pamundur që të kurohen. Kësaj nisme i janë bashkuar artistët më në zë të momentit, të cilët sapo kanë marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij koncerti, kanë thënë “po” pa më të voglin hezitim. Nesër në shesh do të jenë: Motrat Libohova, Sabri Fejzullahu, Sidrit Bejleri, Aurela Gaçe, Eli Fara, Ylli Baka, Ermal Mamaqi, Xhensila Myrtezaj dhe do të recitojnë disa vargje aktorët e nderuar Bujar Asqeriu dhe Mirush Kabashi.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë në biletë, mund të kontakojë në profilin zyrtar në Instagram dhe në Facebook “Një këngë për jetën”.

Sepse bashkë të gjithë mundemi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF