Çfarë kanë kërkuar Meghan Markle dhe princ Harry dhuratë për dasmë nga të ftuarit? 0 450

Edhe pak ditë na ndajnë nga dasma mbretërore e Meghan Markle dhe Princ Harry-it. Duket se gjithçka është drejt fundit dhe të gjithë jemi në pritje të shohim se si të organizohet ajo dhe mbi të gjitha si do të duket nusja.

Mirëpo një moment shumë domethënës i dasmave janë edhe dhuratat për çiftin. Në Shqipëri është tradita që të ftuarit të lënë para në familjet e dhëndrit dhe nuses duke e ndihmuar kështu sado pak me shpenzimet e dasmës, por jashtë është ndryshe. Të afërmit, miqtë, më saktë të ftuarit i dërgojnë çiftit, dhurata të ndryshme! Sigurisht dhuratat i pranon dhe mbreti, por çifti mbretëror ka bërë një zgjedhje tjetër.

Ata u kanë kërkuar nga të ftuarit që të mos sjellin dhurata, por të japin donacione për organizatat bamirëse. Bashkangjitur ftesës së tyre të dasmës, janë shkruar edhe emrat e shtatë organizatave bamirëse ku mund të dhurojnë diçka në ndihmë të tyre.

Ky është një gjest për t’u vlerësuar! Bravo Meghan dhe Harry.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *