Kombinimi i ditës, Chiara Ferragni dhe i vogli Leo! 0 319

Nëse disa VIP-a përpiqen të ruajnë në maksimum privatësinë e fëmijëve, të tjerë nuk e kanë aspak problem të publikojnë foto që nga dita e parë e lindjes. E kjo në fakt pritej nga Chiara Ferragni dhe Fedez, që duket se nuk do të ngopen kurrë me imazhin e Leos. Fare i vogël, por që tani një model për rrjetet sociale, Leo kombinohet më së miri nga dita në ditë.

Gorgeous #LeoncinoMio

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

E ç’mund të presësh tjetër, kur e ke mamanë një nga blogeret më në zë të momentit? Për më tepër, genet italiane nuk mund të lejonin të ndodhte e kundërta! Sot, Chiara ka vendosur ta sjellë Leon në versionin e tij rock, duke e veshur kështu me xhinse dhe një bluzë të zezë Nirvana. Të njejtin kombinim ka zgjedhur edhe Ferragni për veten, për të qenë sa më ‘matchy-matchy’ me të voglin e saj.

Edhe pse pak javë pas lindjes, Chiara është rikthyer në forma fizike perfekte. Ajo vazhdon aktivitetin e saj si sipërmarrëse, e si surprizë për fansat kishte rezervuar lançimin e koleksionit të ri në bashkëpunim me Disney.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *