KreuCelebrity

Më në fund, më në fund…Aktorja e famshme sjell në jetë fëmijën e parë!

Ah, sa shumë po na surprizon 2018-ta…Duken të afërt muajt kur shkruajtëm për pritjen e ëmbël të Rach McAdams. Fansat u surprizuan pa masë, ashtu sikurse aktorja e ruajti shumë të fshehtë imazhin përgjatë nëntë muajve. Sot, mësohet se McAdams ka sjellë në jetë një djalë pak ditë më parë.

Ende pa një konfirmim zyrtar nga çifti, Rachel dhe Jamie Linden janë parë duke shëtitur së bashku me të voglin në krahë. Kujtojmë se Linden është një nga skenaristët më të njohur në Hollywood, por kjo nuk e ka shtyrë aktoren dhe Jamie-n ta bëjnë shumë publike marrëdhënien e tyre, duke ruajtur kështu privatësinë e plotë. Nuk dihen ende detaje të mëtejshme, edhe pse është mëse e sigurt që McAdams ka përfunduar shtatzëninë.

Çifti janë parë për herë të parë së bashku në prill të 2016-tës, teksa i surprizuan të gjithë me  lidhjen e tyre. Urime McAdams dhe Linden!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF