KreuCelebrity

Një komentues tallet me Noizy-in, por përgjigja e tij e bën të pendohet për atë çfarë tha

Nisur nga fakti që është një ndër personat më të ndjekur në Shqipëri në rrjetet sociale, na është krijuar përshtypja që Noizy nuk ka kohë që të shikojë gjithçka shkruhet për të, por ndoshta e kemi shumë gabim.

Mesa duket, ai i lexon të gjitha komentet që vijnë në adresë të tij, ndonëse zgjedhë që të mos u kthejë përgjigje, qoftë në rastet kur e lavdërojnë, por edhe në rastet kur e kritikojnë. Të qenurit VIP nuk do të thotë që të jesh i famshëm, të kesh shumë para, të vishesh me rroba të shtrenjta, apo të bësh pushime në destinacionet më luksoze. Të qenurit VIP do të thotë edhe të mësosh se si t’i mirëpresësh kritikat, ofendimet dhe në një shoqëri si kjo e jona, besojmë e keni kuptuar që janë të shumtë njerëzit që e kanë të vështirë të thonë një fjalë të mirë, por vënë në dukje vetëm të metat.

Kështu ka ndodhur në fotot e postuar nga reperi, teksa po shijon rrezet e diellit në plazh. Një komentues ka vënë në dukje një gungë që ndodhet në trupin e Noizyt dhe nuk ka nguruar edhe të tallet me të.

“Të paska dalë një gungë mbrapa si bugzyt”, shkruan ai. Por pas përgjigje së Noizyt besojmë që është penduar shumë! “Është nga aksidenti”, i ka shkruar ai.

Kujtojmë që reperi ka bërë aksident në vitin 2014 në autosdratën Tiranë- Durrës, ku në momentin që ai po parakalonte një makinë, humbi kontrollin duke automjeti doli nga rruga. Noizy mori disa plagë në trup.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF