KreuCelebrity

Një muaj e ndan nga ditëlindja e parë, Tiani i dhuron Tunës dhe Patrisit një kujtim të ëmbël!

Që nga momenti kur mësuam për ardhjen në jetë të Tianit, e deri më tani, koha ka kaluar pa e kuptuar. Është vogushi i familjes Berisha, por vetëm një muaj e ndan Tianin nga festimi i ditëlindjes së parë. Po, sa herë flasim për fëmijët, koha duket se nuk di të ndalet.

https://www.instagram.com/p/BhEc1VShSM5/

Tuna dhe Patrisi kanë ndarë me ndjekësit shumë momente që ka përjetuar i vogli i tyre, ashtu sikurse nuk vonuan shumë për t’i hapur një llogari personale në Instagram. Kështu, foto të Tianit mund të shohim sa tek Tuna, tek Patrisi dhe tek profili i protagonistit të shtëpisë. Këtë herë, muzikantët kanë përjetuar një emocion të veçantë, që si shumëçka, e kanë dokumentuar me video e me foto.

https://www.instagram.com/p/BcNt6BKhnU8/

Prerja e parë e flokëve të Tianit ka bërë bashkë Tunën dhe Patrisin për të shijuar nga afër momentin që shumica e prindërve e veçojnë nga të tjerët. Patrisi e ka mbajtur vogëlushin në prehër, teksa Tuna ka qenë duke filmuar të gjithë proçesin. Shumë prindër, vahzdojnë ende të ruajnë ‘flokët e parë’ të prerë, si një kujtim nga fëmijëria. Tuna dhe Patrisi po e përjetojnë më së miri eksperiencën e rritjes së Tianit!

https://www.instagram.com/p/BhXQQGjhMCq/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF