KreuCelebrity

Nuk do ngopeni me fëmijët, një format i ri televiziv shumë shpejt pjesë e ekranit shqiptar!

Ndoshta janë ‘mjalti’ i formateve televizive. Duket se sa herë bëhet fjalë për fëmijët, publiku është sy e veshë për të parë se çfarë ndodh në botën vizuale. Aktualisht, tre televizione konkurrojnë me spektakle dedikuar të vegjëlve: Top Channel me ‘Voice Kids’, Klan me ‘Në kurthin e Piter Pan’ e ‘Virtuozët’ dhe TVSH me ‘Masterchef Junior’.

Në dallim nga dy të parët, TVSH do t’i dedikojë një tjetër hapësirë adoleshentëve, e gjithçka është zbuluar ditën e sotme në ‘Mirëmëngjes Shqipëri’. I ftuar në studio ka qenë Flavio Qarri, i cili ka zbuluar se po merret me emisionin ‘Troç’. Ky prodhim do të transmetohet çdo të diel për plot 50 minuta në TVSH, ndërsa çdo gjë është konceptuar lidhur me punën e adoleshentëve, në çdo sektor. Me pak fjalë, do të jenë vetë ata regjisorët, kameramanët, gazetarët e shumëçka tjetër. Dita e fundit e javës, në orën 17:00 ka rezervuar të tjera surpriza për ata që dëshirojnë të shohin diçka ndryshe.

Mesa duket, nuk do të rreshtim së pari fëmijët e të rinjtë në ekran. Nga ana tjetër, nevojitet dhe një frymë e tillë, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF