KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 10 prill 2018

DASHI

Jeni fokusuar tek miqësia, falë hënës të pozicionuar tek Ujori. Sigurohuni që të rrethoheni nga njerezit që ju mbështesin deri në fund. Lëvizje të mëdha po i vijnë rrotull reputacionit dhe karrierës tuaj. Mos tentoni të krijoni konflikte me njerëz me autoritet.

 

DEMI

Më shumë se kurrë, sot i keni sytë të drejtuar vetëm nga karriera. Jeni gati të levizni çdo gur, vetëm për të aritur aty ku dëshironi. Po përballeni me frikërat tuaja, që është diçka vërtetë e guximshme. Besojini inturitës.

BINJAKËT

Gjithçka ju ndodh sot, ka për synim që të sjellë mundësi të mëdha në rrugëtimin tuaj. Në mbrëmje do t’ju pushtojnë emocionet intensive. Ruhuni nga pengesat që mund t’ju bëjnë të humbisni energji dhe mundohuni të balanconi marrëdhënien në partneritet.

GAFORRJA

Do të ndiheni më emocionalë se kurrë. Është momenti i duhur që t’i jepni një herë e përgjithmonë lamtumirën të shkuarës. Natyra juaj nostalgjike nuk do ta ketë të lehtë një vendim të tillë, por kjo është ajo që duhet bërë. E ardhmja ju pret me surpriza të këndshme.

LUANI

Fokusi për ju sot është përqendruar në lidhjen tuaj. Sektori i romancës do të iluminohet nga ndryshime pozitive. Bëjini të qartë vetes së për çfarë po kërkoni ekzaktësisht, pavarësisht standarteve tuaja të larta.

VIRGJËRESHA

Do të ndiheni më shumë se kurrë të inkurajuar për të provuar diçka të re. Mërkuri është në anën e kundërt të shenjës tuaj, gjë që do të jetë frustruese, por ju po e shfrytëzoni këtë mundësi për të mësuar shumë. Jeni me idenë se po t’i shohësh gjërat dy herë, është ide më e mirë se sa t’i studiosh në mënyrë sipërfaqësore.

PESHORJA

Pozicionimi i Hënës tek Ujori, do t’ju bëjë më flirtues se asnjëherë më parë. Duket se keni diçka të re gjatë rrugës, gjë që është më pozitive nga se e mendoni. Vetëm duhet të bëni kujdes: shmangni përplasjet me të tjerët gjatë mbrëmjes. Kjo, mund të shkatërrojë gjithë entuziazmin e ditës…

AKREPI

Sot do t’i dedikoheni të ardhurave dhe familjes, ashtu siç e meriton kjo e fundit. Do të pushtoheni nga emocione të mëdha, e si për të mos mjaftuar kjo, një bisedë me rëndësi ju pret gjatë pasdites. Një bisedë e tillë, mund të ndryshojë rrënjësisht planet tuaja.

SHIGJETARI

Do t’i përkushtoheni qetësisë dhe kthjelltësisë së mendjes. Një energji e lehtë do të përshkruajë sektorin e komunikimit, gjë që do të sjellë lehtësim për ju. Së fundmi, keni ndjerë vështirësi në përfundimin e shumë gjërave, çka ju ka stresuar pafund.

BINJAKËT

Astrologjia flet pa pushim se sa punëtorë dhe të fiksuar pas parasë jeni ju si shenjë. Por, nga ana tjetër të gjithë e dinë se për ju, është më shumë se kaq…Megjithatë, ditën e sotme, mendjen tuaj do ta përshkruaj vetëm diçka: paraja! Është momenti ideal për t’u treguar mendjehapur ndaj limiteve tuaja.

UJORI

Hëna e pozicionuar në shenjën tuaj, ju inkurajon të kujdeseni për veten. Nëse keni patur probleme me komunikimin, qartësimi për ju fillon duke nisur nga sot. Do të mund t’i shprehni hapur ndjenjat tuaja. Një bisedë e vështirë është rrugës, por nëse e dini se çfarë doni, do ta kaloni edhe këtë pengesë të vogël.

PESHQIT

Do të jeni të inkurajuar për të ngadalësuar çdo hap të nxituar që ju del përpara. Është e rëndësishme që të qartësoheni për atë çka jeni dhe çka vleni realisht. Dielli i pozicionuar në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të gjeni momentin ideal gjatë mbrëmjes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF