KreuStil Jetese

Ajo çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj

Lëkurë, mëndafsh, transparente… Koleksioni I ri I pardesyve jep shumë mundësi zgjedhjesh për të gjitha stilet. Cila zgjedhje do t’ju bëjë të dukeni me mirë këtë pranverë? Hidhini një sy stilit të rrugës për frymëzim dhe gjeni një risi në një model klasik për t’ju përshtatur sa më mirë stilit tuaj të përditshëm.

Të zbehta dhe interesante

Jepini pamje të rafinuar veshjes me xhins duke e kombinuar me një pardesy të gjatë e të zbehtë dhe mos mendoni për faturat e pastrimit kimik! Fundja, çdo e mirë e ka një të keqe.

Transparente

Pardesytë transparente dhe të ngrira janë shumë në modë. Tregojeni atë çfarë keni veshur poshtë!

Klasike

Pardesyja klasike karakterizohet me ngjyrën bezhë të pjekur dhe masa e ekzagjeruar. Çdo vit është ndër më të preferuarat e femrave apo stilistëve.

Të qëndisura

Për femrat më të guximshme kjo do të ishte zgjedhja perfekte. Qëndismat apo stampat janë shumë të preferuara për të shndërruar një pamje të thjeshte në të veçantë.

Mushama

Përveç faktit që bën shumë figurë, funksioni I saj është ajo çfarë ka më shumë rëndësi, sidomos në periudhën e vitit që po kalojmë.

Shkëlqim

Lëkura me shkëlqim është e përshtatshme gjithashtu për ditët me shi, duke e hequr vëmendjen nga ngjyra gri e motit dhe duke e kthyer të gjithën tek ju.

Ngjyrë

Lëkura me ngjyrë e nxjerr gjithmonë në pah anën tuaj femërore. Kombinojeni me një palë kominoshe xhins për një pamje retro.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF