E dyzuar mes fustaneve… Zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje! 0 702

Është periudha e tranzicionit të vitit, kalimi nga stina e dimrit në pranverë, me copa që mundësojne sjelljen e një humori të ngrohtë gjatë proçesit. Filloni me një fustan të ri – mini ose maxi – dhe përgatituni të kaloni nëpër dushet e prillit, të nxitur nga frymëzimi I stilit të rrugës.

Thurrje

Fustanet e thurrura janë të përshtatshme si për kohë me diell, gjithashtu dhe me shi, pasi kombinohen lehtësisht, si me një palë çizme të sheshta, si dhe me një palë sandale, ne varësi të motit.

Kuadratë

Përveç hijes tipike që të jep – atë të vajzes së kolegjit – nëse shoqërohet me aksesorë të florinjtë, ose nje pallto klasike, merr pamje të rafinuar.

Gjatësi

Fustanet e gjata deri te kyçet e këmbeve ose me shumë, janë ndër më të preferuarat e femrave. Krijon iluzion optik duke rritur gjatësinë e personit që po e mbath. Ndërkohë, janë lehtësisht të kombinueshem si me taka, si me të sheshta.

Mëndafsh

Kombinimi mëndafsh-printe duket se është një nga më të preferuarit të sezonit. Për të thyer look-un klasik që vjen me mëndafshin, mund të vishet një xhup të gjerë sipër për t’u shndërruar në look më sportiv.

Lule

Cilat lule duhet të zgjidhni këtë sezon. Çdo gjë, realisht çdo gjë. Sa më shumë lule, sa më shumë rrudha, aq më mirë!

Mini

Fustanet e shkurtra me printet e guximshme janë gjithashtu shumë në modë këtë periudhe. Mund të shoqërohen me cizme të gjata dhe xhaketë lëkure për pamje më moderne.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *