KreuCelebrity

E pabesueshme/Këngëtarja shqiptare dhe e motra, pa asnjë dallim nga njëra-tjetra!

Lidhjet mes motrave dhe vëllezërve jo domosdoshmërisht çojnë në ngjashmëri mes tyre. Madje, ka patur jo pak raste mes binjakësh, ku shohim se nuk kanë asgjë të përbashkët në paraqitje. Por, ka dhe nga ata të cilët vështirë të dallohen nga njëri-tjetri. Ky është rasti i Samanta Karavellës dhe të motrës, e cila ishte e panjohur për deri më sot.

Samanta ka postuar një foto krah së motrës, duke shtuar mbishkrimin: “Mbretëresha ime”. Dallimi i vetëm mes këngëtares dhe Seforës, të paktën në foton e publikuar, është ngjyra e flokëve. Duke filluar nga tiparet e fytyrës në tërësi, e deri tek buzëqeshja, motrat vështirë të dallohen nga njëra-tjetra. Me pak fjalë, Sefora duket si Samanta në versionin bjonde.

Edhe pse fansat interesohen vazhdimisht mbi jetën private të Karavellës, këngëtarja është munduar të mos tregojë shumë detaje mbi veten. Por, këtë herë, duket se Samanta e ka bërë një lëshim për motrën. Identike, apo jo?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF