KreuCelebrity

E pyesin sa vite ka martesë, Shakohoxha s’mund ta thoshte më bukur: Kam lindur i martuar

Të flasësh me një të ri në ditët e sotme për martesën, e kupton se sa ndryshe janë përceptimet ndër breza. Për to, martesa është një ndër gjërat e fundit që kanë në plan për të bërë, pasi ka ende shumë gjëra të tjera në jetë për të realizuar.

I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, komentatori shumë i njohur, Dritan Shakohoxha është ndalur të flasë për jetën e tij private, ku ndër të tjera ka rrëfyer se është martuar shumë i vogël, aq sa hera herës i duket sikur ka lindur i martuar, e ndërsa shumë shpejt ka ardhur në jetë edhe djali i tij i parë, Frenkli. Ishte vetëm 23-vjeç kur Shako u bë baba për herë të parë i një djali…në ditët e sotme nuk mund të konceptohet që një 23- vjeçar të fejohet, e aq më tepër të martohet apo të bëhet prind. Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga martesa e tyre, Shako, flet me të njëjtën dashuri, për bashkëshorten, Mirandën, duke e cilësuar si njeriun që e ka dashur më së shumti në jetë.

“Unë mund të them se kam lindur i martuar, pasi u lidha shumë i ri me partneren time Mirandën, njeriu që e kam dashur më shumë se këdo në këtë jetë. Kur erdhi në jetë fëmija im i parë isha vetëm 23 vjeç. Isha në Greqi dhe nuk e dija mirë gjuhën dhe infermierja ma shpjegoi me gjeste se isha bërë baba i një djali”, tregoi ai.

Sot Shako është baba i dy djemve, Frenkli dhe Devid, që më tepër se djem i ka si dy shok shumë të mirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF