KreuHoroskop

Horoskopi për ditën e sotme!

DASHI 21. mars – 20. prill

Ata qe janë ne një lidhje do i kenë te gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën këtë jave. Do jene edhe me liberale ndaj partnerit dhe mund ta lënë atë edhe te shkoje ne ndonjë udhëtim me miqtë e ngushte. Beqaret do e kenë ende te vështirë ta gjejnë personin e zemrës dhe kjo do i brengose tej mase. Ne planin financiar Merkuri do ju beje shume me te logjikshëm dhe nuk do dale asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jete ai qe do favorizoje shëndetin e mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga stomaku do ndihen me te qete. Ne pune do keni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata qe punojnë ne banke do kenë ngritje ne detyre. Jeta familjare mund te kaloje edhe dite pak te tensionuara.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jave e qëndrueshme dhe pa probleme serioze do jete kjo për te dashuruarit. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatermbetje te vjetra dhe do e pranoni se keni bere gabime edhe ju. Beqaret nga ana tjetër do kenë një periudhe te mbushur me takime shume te bukura, te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Ne planin financiar nuk do jeni te rrezikuar, megjithatë mire është qe te bëni llogari para se te shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni me te qete edhe nga nervat dhe do ndiheni me energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma me te mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje te hershme. Me familjaret do keni një marrëdhënie te ngrohte.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jave plot shkëlqim do jete kjo për te dashuruarit. Komunikimi do jete shume i mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje për asgjë. Po vazhduat me këtë sjellje do vazhdoni shume gjate bashke. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare ne një moment aspak te imagjinuar. Bëjini sytë katër kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartësojnë idetë ne planin financiar dhe do jeni ne gjendje te ndërmerrni hapat e duhura për ta mbajtur situatën ne kontroll. Kohet e fundit ne fakt ka pasur goxha tronditje. Shëndeti mund te ketë shqetësime nëse nuk ushqeheni si duhet, nëse e teproni me lodhjen dhe nëse nuk merrni si duhet medikamentet e dhëna nga mjeku. Ne pune do merrni përgjigje pozitive për kërkesat e bëra dhe do ndiheni edhe me te frymëzuar për te ecur përpara. Jeta familjare do jete e mbushur me gëzim.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj jave do jeni akoma me shume pasionante ju te dashuruarit dhe do e mbani ne pëllëmbe te dorës atë qe keni ne krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai qe keni ne krah. Beqaret duhet te njihen me mire me disa persona para se te jepni fjalën. Jo te gjithë qe buzëqeshin dhe sillen mire, janë te sinqerte dhe te dashur. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një te gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbroje nga çdo lloj sëmundjeje dhe do ndiheni plotësisht te qete. Ne pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jete me e lehte për t’u arritur. Me familjaret do kaloni ore te jashtëzakonshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Këtë jave do jeni ne te njëjtën linje me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe do bëni me te mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqaret duhet te silleni sa me natyrshëm dhe te mos thurni gënjeshtra për te tërhequr dike. Vetëm ashtu mund te keni mundësi te filloni një lidhje te qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse me ne fund do ju aprovohet një rritje page qe keni kërkuar prej kohesh. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, megjithatë duhet te mësoni te menaxhoni stresin. Ne pune do ketë goxha turbullira, po ne fund te javës do arrini çdo gjë qe keni dashur. Ne familje do dini te ruani harmoninë.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nen influencën e madhe te Venusit dot do kaloni momente intensive ju te dashuruarit dhe ambienti do jete përherë pasionant. Mes jush dhe atij qe keni ne krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Beqaret duhet te dalin e te njohin sa me shume persona qe te mundin sepse ashtu do mund te bëjnë me pas përzgjedhjen me te mire. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vije një moment kur situata do filloje te behet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jete e përkryer. Here pas here do ndiheni te lodhur e te këputur. Ne pune do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Ambienti do jete i ngrohte dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do mbështeten nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft te këndshme. Ka shume gjasa qe jeta juaj sentimentale te ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme. Mos shpenzoni pa menduar me pare sa e kenë buxhetin. pamaturia do iu sjelle probleme te mëdha. Shëndeti do jete i mire vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. kujdesuni me tepër për veten. Ne jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime te rëndësishme. familja nuk do kenë asnjë shqetësim.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Tensioni do e pushtoje këtë jave jetën tuaj ne çift. Do kaloni një krize te vështirë kështu qe bëhuni gati. Mundohuni te toleroni pak me tepër nëse doni te vazhdoni te qëndroni bashke. Beqaret do vene mbi gjithçka çështjet e zemrës. Priten takime emocionuese dhe mjaft interesante. Përfitoni nga ato! Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur sepse një gabim i vogël do ua trondite buxhetin. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Ata qe kane probleme me diabetin duhet te bëjnë një kontroll tek mjeku. Ne pune do jeni plot energji dhe me ne fund do filloni te realizoni projektet qe kishit menduar. Raporti me familjaret nuk do jete i qëndrueshëm.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jave e mbushur me peripeci ka për te qene kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ju dalin probleme te njëpasnjëshme dhe te dy palët do e ngrini zërin me shume nga sa duhet. Beqaret do jene te gatshëm te joshin gjithë kohës dhe do tërheqin pas vetes goxha persona. Te enjte ose te premte mund te fillojnë edhe një lidhje. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por as shume i keq. Me një menaxhim te mire do e mbani gjithë kohës situatën nen kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si do kishit dashur. Mund te vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuze. Familja tërësisht e qete.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do i shprehni pafund ndjenjat gjate kësaj jave dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien qe keni krijuar prej pak kohesh. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime shume interesante. Ne vend qe te mendohen disa kohe ata do japin menjëherë përgjigje. Ne planin financiar do i bëni me shume kujdes llogarite dhe nuk do hasni probleme. Edhe ata qe janë rrënuar se fundmi do fillojnë te ringrihen fale ndihmës se te afërmve. Shëndeti mund te ketë probleme nëse nuk flisni sa duhet, nëse abuzoni me qetësuesit dhe nëse ushqeheni ne mënyrë te çekuilibruar. Ne pune komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju beje te arrini ato qe doni. Jeta familjare do jete si zakonisht.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Gjate kësaj jave do e çmoni me shume atë qe keni ne krah dhe do i përkushtoheni me tepër. Nëse ai iu bën një propozim për te ardhmen mendohuni mire para se te jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha te matur dhe kjo do iu ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Qe shëndeti te jete i mire duhet te bëni pak me shume aktivitet fizik dhe te ecni me tepër me këmbë. Ta bëjnë jete sedentare do kenë probleme me muskujt. Ne pune me ne fund do i arrini te gjitha ambiciet qe i kishit vene vetes. Do keni sukses te garantuar dhe fale kësaj do ndiheni te plotësuar. Ne familje duhet te tregoheni me tolerante nëse doni te shkoni mire me familjaret.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Influenca e planetëve ne planin sentimental te çifteve do jete negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Beqaret do kenë mjaft takime por përsëri nuk do e takojnë dot atë qe kane ëndërruar prej kohesh. Nëse nuk ndiheni te sigurt mos krijoni kot se koti një lidhje. Ne planin material do filloje një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe te shpenzoni por edhe te hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jete kryesisht i mire, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni me shume fruta dhe perime. Ne pune do tregoheni me te hapur dhe do merrni iniciativa te reja. Dikush do iu beje një oferte te cilën duhet ta mendoni njëherë. Familja ka nevoje për përkujdesje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF