KreuCelebrity

Ne e dinim beqar, por këngëtari shqiptar u fejua! Ju prezantojmë me vajzën fatlume

Vetëm pak javë pasi konfirmoi se ishte i kishte dhënë fund lidhjes së tij disa vjeçare me modelen Jola Progri, Erik Lloshi postoi një foto në rrjetet sociale të dy  duarve njëra mbi tjetrën, duke vënë pikërisht theksin tek unaza e fejesës.

Të gjithë menduam se këngëtari ishte ribashkuar me ish të dashurën e tij, por jo. Është e vërtetë që ai është fejuar, jo me modelen, por me një tjetër vajzë me të cilën na e prezantoi nëpërmjet kësaj fotoje. Nuk mund t’i dallojmë shumë mirë tiparet e saj, pasi çifti ka dalë në profil duke vështruar njëri-tjetrin në sy, por me të vërtëtë formojnë një dyshe shumë të bukur; njëri brun dhe tjetra bjonde dhe duke qenë se ne vajzat i shohim gjërat me një sy paksa më detajit, na lejoni të themi që na pëlqen shumë diferenca që kanë në gjatësi…duke marrë parasysh që vajza atë ditë ka veshur këpucë me taka.

Gjithesi, një urim dhe nga ne shkon për Eriku: Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF