‘Neps për fustane të shtrenjta’, a e dini sa ka kushtuar veshja e Xhensilës për ditëlindje?

Të gjithëve pa përjashtim na pëlqeu shumë Xhensila në festën e ditëlindjes së saj.

I ka rënë një nur shtatzënie apo ishte nuri i 25-vjetorit, këtë nuk dimë ta themi, por ajo për të cilën jemi të bindur është se dukej në formën e saj më të mirë. Këngëtarja bukuroshe kishte zgjedhur një fustan ngjyrë bojëqielli me disa detaje të vogla të Elisabetta Franchi kombinuar me një palë këpucë me gurë që e bënin atë të dukej si Hirushja e kohërave moderne.

Por a e dini se sa ka kushtuar kjo veshje? Plot 1091 euro. Faqja “whattheywearin” ka zbuluar se fustani i saj ka kushtuar 616 euro ndërsa këpucët plot 475 euro. Në fakt nuk keni përse çuditeni. Më herët Besi na zbuloi se Xhensila nuk ishte një grua shtatzënë si të gjithë të tjera. Ajo nuk kishte neps për ndonjë ushqim të caktuar, por për fustane.

“1000 euro fustane” u shpreh ai.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *