KreuCelebrity

Skandalet e atyre që jemi mësuar t’i shohim perfektë

Pavarësisht trajnimeve të shumta  që I bëhen për të dalë në media, dhe ata mund të rrëshkasin ndonjëherë, duke mos iu përshtatur intervistës. Gjëra si të shash para kamerave, t’I ulërasësh intervistuesit, apo të largohesh para se intervista të mbarojë, janë gjëra që nuk rekomandohen për t’u bërë nga ana e tyre.

Revista Bordo ju sjell disa raste që shumë nga personat e dashur të famshëm nuk e kanë relizuar dot këtë gjë.

David Bowie (1974)

Bowie ishte I ftuar në një emision televiziv The Dick Cavett Show për një intervistë gjysëm orëshe, e cila mbahet mend dhe sot. E qeshura nervoze e këngëtarit, shmangia e shikimeve të të tjerëve, dhe veprimet nervore, bënë të mundur që kushdo ta kuptonte që këngëtari ishte nën efektin e kokainës, drogë që ai e merrte rregullisht në vitet 70.

Mike Tyson dhe Robin Givens (1988)

Në këtë intervistë me Barbara Ëalters, çifti I atëhershëm bëhet më intim seç duhet rreth marrdhënies së tyre. Givens e përshkruan Tyson si “maniak depresiv”. Ajo thekson se martesa e tyre është “torturë, ferr I vërtetë, më keq se çdo gjë që ajo mund të imagjinojë.” Është e trishtë ta dëgjosh se si ai e trajton, pasi asnjë mashkull nuk duhet të trajtojë një femër ashtu, por është gjithashtu e çuditshme që ajo flet ashtu ndërkoë që ai është ulur ngjitur me të.

Madonna (1994)

Kur Madonna u ftua nga David Letterman në një nga emisionet e tij, ata përshëndeten duke I dhënë dorën njëri-tjetrit, duke I kaluar një palë të brëndshme të sajat. Menjëhere pas kësaj ajo e quan prezantuesin “të sëmure” – por në formë shakaje, duke bërë të ditur se ai gjithmonë e pyeste rreth jetës së saj seksuale.

Princeshë Diana (1995)

Princeshë Diana dha një intervistë shokuese me gazetarin e BBC, Martin Bashir, duke diskutuar rreth problemeve të saj me bulimine dhe post-depresionin. Princesha gjithashtu zbuloi që ajo kishte qënë në dijeni të marrdhënies jashtëmartesore te Princit Charles me Camilla dhe foli madje rreth marrdhënies së saj jashtëmartesore me instruktorin e saj, James Heëitt. Charles dhe ajo u divorcuan një vit më vonë.

Drew Barrymore (1995)

Gjatë intervistës së saj ne emisionin “The Late Show with David Letterman”, Barrymore ngjitet ne tavolinën e tij dhe fillon të bëjë kërcim erotik. Më pas, papritmas, ajo I tregon gjoksin e saj. Atë ditë ishte datëlindja e Letterman dhe Barrymore tha se kjo ishte dhurata e saj për të.

Courtney Love (1995)

Love vendosi të ndërpresë intervistën e Madonna gjatë MTV VMA duke I hedhur një nga tualetet. Intervistuesi Kurt Loder e ftoi Love në skenë, dhe pse Madonna thoshte, “Jo, mos e bëj!” Gjithçka merr te tatëpjetën nga ai moment – Love thotë se Madonna është e keqe me të dhe se ajo duhet të largohet nga industria e muzikës dhe të bëhet striptiste.

Michael Jackson (2003)

Një dokumentar rreth jetës së Jackson u realizua dhe u bë publik 10 vjet më vonë, pasi ranë akuzat kundër tij për abuzim seksual me fëmijët – dhe në të, këngëtari ka bëre disa komente shumë të papërshtatshme. Kur fliste për fëmijët e tij, Jackson tha se ai I lejonte miqtë e tyre të vinin në shtëpi dhe të flinin në krevatin e tij dhe se ai nuk shihte asnjë problem te kjo gjë, pasi “ishte e gjitha shumë e bukur.” Intervistuesi dukej I nervozuar me komentet e Jackson, duke konsideruar akuzat që ishin kundër tij.

Ben Affleck (2004)

Intervista ndërmjet Affleck dhe Anne-Marie Losique për Canadian TV është konfuzuese, acaruese dhe e papërshtatshme. Për t’ia nisur, Losique është ulur në prehrin e Affleck dhe ai po bënte sikur të ishte I dehur, duke I folur asaj me një theks francez, të ngjashëm me të sajin. Video ka ridalë sërish në qarkullim dhe njerëzit po tregohen sërish gjykues, por Losique këmbëngul se të gjithë po I keqkuptojnë veprimet e tyre.

Tom Cruise (2005)

Ndërkohë që Oprah përshkruan se sa privat kishte qënë Cruise para se të dilte me Katie Holmes, ai në mënyrë dramatike kërcen nga kolltuku për t’I shfaqur dashurinë asaj. Kjo mund të ishte pak e tepruar, veçanërisht sepse këpucët e tij ishin gjithandej nëpër kolltuk. Me siguri që ishte një anë tjetër e Cruise.

Kanye West (2013)

Gjatë një emisioni në radio, Ëest merr fjalën për kuptimin pas këngës së tij “I am God” (Unë jam Zoti). Pasi foli rreth klasiçizim dhe racizmit, ai tha, “Ne kemi këtë gjënë tjetër që punon vazhdimisht me ne, pa patur nevojën që njerëzit të tregohen raciste- quhet vetë urrejtje.” Ai vazhdon, “Punon vetë, është si prona e patundshme e racizmit.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF