KreuFashion

Ky është sekreti që do ju ndihmojë të dukeni më e bukura ndër shoqe! Shhh, mos ia thoni askujt tjetër!

U bëtë kureshtare vajza? Ok, po jua themi! Sekreti është kjo maskë me kunguj.

Kungujt i identifikojmë vetëm me Halloween, por ato janë shumë të mira kur vjen puna për kujdesin ndaj lëkurës! Për shkak se janë shumë të pasura me vitaminat A dhe D, ju mund të bëni me të një maskë të mrekullueshme për fytyrën, për t’i zhdukur rrudhat e “urryera”.

Si ta përgatisni?

Në një tas të vogël hidhni pak pure të kungullit, 2 lugë çaji kos. 3 ligë mjaltë dhe një lugë vaj ulliri. Përzijini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene dhe më pas aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi. Fytyra duhet të jetë e pastër dhe pak e lagur. Lërinitë pushojë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët si zakonisht.

Këtë maskë mund ta përgatini një herë në javë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF