Rita nuk e pranon kurrsesi këtë gjë tek Roza: Do të të mohoj si fëmijë 0 1155

Pavarësisht se sa liberale mund të jenë, sërish mami mbetet mami. Një ndër dyshet më simpatike në Shqipëri, nënë e bijë janë pa dyshim Rita dhe Roza Lati, marrëdhënia e së cilave shkon përtej atyre klasikeve, më tepër si dy shoqe. Megjithatë, ka raste kur kufijtë janë të përcaktuar shumë qartë mes Ritës si nënë dhe Ritës si shoqe…dhe Roza Lati e di shumë mirë, ndonëse bën sikur nuk e kupton.

Nëse ka diçka që Rita nuk i pëlqen janë tatuazhet, dhe pavarësisht se mesa të mira mund ta marrë Roza, për t’ia ndryshuar mendjen, është një mision i pamundur. Madje arrin deri aty, sa nëse bën ndonjë tatuazh tjetër, mund ta mohojë si fëmijë. Bisedën e tyre në Whatsapp, Roza e ka publikuar në Instastory, por mesa duket nuk e ka marrë shumë seriozisht atë që mami i ka thënë.

Mos edhe Rita nuk e ka pasur dhe aq seriozisht?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *