Artistja shqiptare në një rrëfim të trishtë: “Mbeta pa prindër në moshën 3-vjeçare…” 0 838

Ishte një anë e pazbuluar e jetës së saj, që vendosi ta rrëfente me detaje në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit. Jemi mësuar ta shohim së fundmi si pjesë e jurisë në ‘Virtuozët’ çdo të diel, por këtë herë Mirjam Tola ka zbuluar shumëçka nga fëmijëria. Vite të trishta të vegjëlisë, në mungesë të prindërve dhe nën shoqërinë e vëllait tre vjet më të madh…

“Kam qenë 2 vjeç kur kam humbur babin dhe 3 vjeç kur kam humbur nënën”, e ka nisur rrëfimin, Tola. Ajo ka treguar se vëllai i saj, asokohe 6-vjeçar, e ka përjetuar ngjarjen nga afër. “Ai e ka parë mamin dhe kjo është dramë.  Kurse unë nuk e kam parë, sepse më kanë mbrojtur”, ka vijuar dhe më tej Mijami, duke zbuluar se prindërit kanë punuar në Uzinën e Traktorit, i ati si elektriçist dhe e ëma në laborator. Rreth 80% e grave që punonin atje, sipas rrëfimit të Tolës, ishin prekur nga leuçemia.

“Babai im ditën që ka ndërruar jetë kishte shkuar në punë për të zëvendësuar një shokun e tij, i cili kishte gruan po ashtu me leuçemi dhe nuk e di se ku kishte hipur dhe ka humbur kontrollin dhe ka rënë dhe pas 2-ditësh ka vdekur, në moshën 37-vjeçare. Unë i kam të treguara, sepse vetë nuk i mbaj mend, por për xhaxhain Agim Tola dhe gjyshen time ka qenë dramë. Gjyshja ime, derisa iku nga kjo botë, vetëm ka qarë. Mua më ka rritur xhaxhai im dhe vdekjen e tij unë ende nuk e kam superuar edhe sot”, është shprehur mes lotësh soprano, duke shtuar se prindërit e saj janë dashur shumë. Një fëmijëri me prindër në mungesë, plot trauma e shumë larg ideales kjo e Mirjamit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *