Nga cikli i arkivave/ Vogëlushi në foto, sot një ndër artistët më të ndjekur shqiptar 0 540

Fëmijëria mbetet ndër periudhat më të bukura të jetës. Duke qenë se disa nga momentet më të ëmbla i kalojmë në moshë fare të vogël, ndodh të bëhemi nostalgjikë e t’i dtejtohemi albumeve me foto. Kështu e ka nisur pasditen edhe artisti shqiptar, i cili ka postuar këtë imazh në rrjetet sociale.

Kastro Zizo, vetëm shtatë muajsh, në një foto disi të vjetër – këngëtari ka habitur jo pak me këtë rikthim në kohë. Kastro është aktualisht 33 vjeç, ndërsa duket se ky imazh në veçanti është ndër të preferuarit e tij, për sa i përket fëmijërisë. “Klevis, 0.7 vjeç”, ka shkruar ai, teksa shihet duke pozuar për aparatin fotografik. I shtrirë në anë, me një jastëk të vogël poshtë dorës, imazhe të tilla janë tipike të para viteve ’90, me siguri kanë bërë nostalgjikë shumë nga ndjekësit e Kastros.

Tani, i njohur për stilin e tij ekstravagant, vështirë të bësh lidhjen e Kastros 7 muajsh dhe djalit që po shohim prej vitesh në ekran. Koha ikën pa kuptuar…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *