KreuCelebrity

Bebe Rexha publikon këngën e re, Rita ka dy fjalë për t’i thënë…

Është bërë mëse e zakonshme të dëgjojmë për shqiptaret e famshme në botë, që herë pas here na surprizojnë me projektet e reja. Tre emrat kryesues tani për tani janë Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Kjo e fundit vazhdon të korrë suksese të pandalshme, ashtu sikurse dy koleget e tjera ngjiten gjithnjë e më shumë në top lista e klasikime të kësaj natyre.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

 

Këtë herë, Bebe Rexha ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me Quavo. Siç e do zakoni, Rexha është kujdesur të bëjë publicitetin e duhur për këtë projekt të fundit, për të cilin fansat janë më entuziastë se kurrë. Por, pas gjithë kësaj atmosfere, fshihet edhe Rita Ora, që e ka pëlqyer këngën pa masë. “E adhuroj. Jam shumë e lumtur që doli më në fund”, ka shkruar Rita, e cila njihet për miqësinë e ngushtë me Beben.

Nga ana tjetër, Rexha njihet për natyrën e saj suportuese, ndërsa më pak dallon Dua në këtë pikë. Le të shpresojmë që shumë shpejt do të shohim diçka të përbashkët nga tre shqiptaret. Do të ishte ideale, apo jo?

https://www.instagram.com/p/Bg5CXWfA4YO/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF