Blerje të një tjetër niveli/Lori surprizon me zgjedhjen e radhës! 0 1078

Pak ditë më parë shkruajtëm për garderobën e Lorit. Një dhomë e mbushur me koleksione nga më të ndryshmet, e kjo pritej nga trashëgimtarja e Top Channel. Mes blerjeve të shumta (që shihen si rezultat i kombinimeve të shumëllojshme), Lori ka vendosur t’i tejkalojë edhe kufijtë e të bërit thjesht pazar…

E kemi parë dashurinë e saj për çantat. Madje, sa herë flitet për këtë aksesor, vështirë të themi se mbetet pa u përmendur Lori. Këtë herë, janë dy çanta speciale ato që e kanë zbukuruar fundjavën e Hoxhës. Dy punime enkas për të, që mbajnë emrin e Lorit, janë realizuar nga Jawii Bags. “Mora ‘Lori Bag’ në dy ngjyra. Pres me padurim t’ua tregoj”, ka shpjeguar ndër të tjera, Hoxha, teksa ka pozuar me një qese kartoni të firmës në dorë.

Mesa duket, punimet e huaja të kategorisë A nuk mjaftojnë për stilin e Lorit. E kush nuk do të dëshironte një çantë të personalizuar?!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *