KreuCelebrity

Deklarata e këngëtarit të njohur shqiptar është befasuese: Gruas I çoj paratë në shtëpi, të dashurës I blej parfum

Ai është një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës popullore dhe degjohet nga një numër I konsiderueshëm shqiptarësh. Po flasim për Bujar Qamilin, I cili ishte I ftuar së fundmi në emisionin “Boom” ku ka folur për jetën e tij bashkëshortore.

Bujari rrëfeu se I pëlqejnë më tepër bashkëpunimet me femrat se me meshkujt, duke na siguruar se e shoqja nuk behet xheloze për këtë. Ai gjithashtu tregoi se ata bejnë pjesë në grupin e çifteve liberal. Por mesa duket, kjo lirin tejkalon cakun e asaj që ne pranojmë, pasi ai tregoi se kënaqet kur I blen të dashurës parfume, jo vetëm kur I çon gruas lekët në shtëpi.

Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi. Gruaja nuk ka nevojë me punu. Sot kam ardhur po bëj emisionin tuaj, ajo është në Dubrovnik. Ka shku me shoqe atje ty bo qejf. I kam thënë, çfarë të duash bëj gjithë ditën, në darkë hajde në shtëpi. Paratë i fitoj unë. Ne me të vërtetë fitojmë para por unë kam kënaqësi kur ja çoj paratë që fitoj gruas, por më kënaqësi kam kur i blej të dashurës një parfum.Tregoj të drejtën, ndoshta bëra gabim.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF