KreuCelebrity

Kush i sjell fat?/Soni dhe i dashuri, të pandashëm edhe në prapaskenë!

Soni Malaj nuk preferon të zbulojë shumë detaje nga jeta publike. Prej kohësh në një lidhje, nuk kemi parë shumë nga këngëtarja dhe partneri i saj. Imazhet e të dyve janë gjithmonë të kapura me shpejtësi, pa mendjen e secilit, ndërsa vetë Soni nuk ka publikuar ndonjë foto krah të dashurit (ende jo, të paktën). Por, ja që u desh nisja e Dancing With The Stars, që të shihnim pak më tepër nga çifti.

Soni është një nga konkurrentet më të forta të formatit, e dashurinë për kërcimin e ka shfaqur që në fillimet e karrierës muzikore. Shoqëruar nga Dion Gjinika çdo të premte në skenë, duket se fatin për ekzekutimin sa më mirë të performancave ia sjell dikush tjetër. Ka qenë Isida Mollaymeri ajo që ka publikuar një video të shkurtër nga prapaskena, ku Soni shihet duke biseduar me të dashurin. “Eh, dashuria”, ka shkruar balerina, që edhe pse në pak sekonda, ka sjellë shumë për fansat e Sonit, dhe jo vetëm.

Mesa duket, lidhja mes Malaj dhe partnerit është më e fortë nga se duket. Të pandashëm edhe në prapaskenë! Shpresojmë të dëgjojmë më tepër për çiftin me kalimin e kohës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF