‘Lemza’ e Drini Zeqos, moderatori zbulon mesazhin e Alketës pas edicionit të lajmeve! 0 1337

Drini Zeqo u bë kryefjala e portaleve pak kohë më parë, e kjo për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë lajmeve. Krejt papritur, Drinin e zë lemza dhe një situatë e tillë vazhdon deri në mbyllje të edicionit informativ. Zeqo vijoi me të njejtin seriozitet deri në fund, por duket se një situatë e tillë nuk harrohet lehtë.

Gjatë intervistës në ‘Thumb’, moderatori është shprehur se lemza ka vazhduar përgjatë gjithë natës. Kjo e kishte shtyrë drejt një vizite tek mjeku, që kishte dalë në përfundimin se gjithçka kishte ardhur si pasojë e një ftohje. Por, Drini zbuloi dhe diçka tjetër. Alketa Vejsiu i kishte dërguar një mesazh pas lajmeve, ku shkruante: “Zemër si s’më ndodhi mua kjo gjë, sa doja të më kishte ndodhur mua. O Zot çfarë fati!”. Mesa duket, një mbështetje e tillë i ka shërbyer jo pak Zeqos.

Epo, më në fund u sqarua dhe ‘lemza’ e Drinit. Incidente të tilla janë mëse normale gjatë transmetimeve ‘live’!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *