KreuCelebrity

Si rrallë herë më parë, kryeministri me një dedikim emocionues kushtuar personit më të shtrenjtë për të…

Kryeministri aktual i Shqipërisë njihet së shumti për aktivitetin e tij në rrjetet sociale. Një taktikë që erdhi fillimisht nga modelet e politikanëve të huaj, Edi Rama kujdeset të postojë pothuajse çdo ditë, në Facebook e Instagram. Këtë herë, statusi i tij nuk i është kushtuar ndonjë arritje të qeverisë, as kundërshtarëve politik, por një prej personave më të dashur për vetë kryeministrin.

Rama ka tërhequr një titull të veçantë për nënën e tij, Anetës, e cila i ka qendruar pranë që në fillimet e këtij rrugëtimi. “I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë…”, ka shkruar ndër të tjera, Rama, duke bërë të ditur se ceremonia është mbajtur në vendin e lindjes të së ëmës.

Shoqëruar me një fotografi të Anetës, ku shihet  duke e puthur i vogli Zaho, Rama e ka përmbyllur kështu statusin: “Të dua mam’. Krenar për ty”. Më emocional se kaq, vështirë ta shohim kryeministrin…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF