KreuCelebrity

Ulur në gjunjë dhe me lot në sy, çfarë e ka prekur kaq shumë Dafina Zeqirin?

Dafina njihet si një ndër vajzat më rebele të skenës shqiptare, që gjithmonë është marr shembull për natyrën e saj eksperimentuese dhe guximin për të shkuar lart e më lart në karrierë. Nga festivalet shqiptare, drejt e në New York, Zeqiri përpiqet nga dita në ditë të depërtojë edhe më shumë në tregun e huaj muzikor. Shpërngulur prej kohësh në Amerikë, Duffye është emocionuar pa masë këtë 14 prill.

https://www.instagram.com/p/BhhrbCyAOJw/

Sot, këngëtarja feston 29-vjetorin, e për këtë pritej një festim tipik prej Dafine, e cila nuk mungon në asnjë festë të mundshme. Por, ndryshe nga se ka pritur ajo, Zeqiri është surprizuar nga i dashuri i saj, dhe jo vetëm. Motra e Dafinës dhe shoqja e saj e ngushtë kanë udhëtuar drejt New York-ut, vetëm për ditëlindjen e artistes. Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një video, ku shihet teksa ulet në gjunjë e përlotur nga surpriza që nuk e ka pritur aspak. Nuk kanë munguar as miqtë e Duffye-t, që i kanë dhënë edhe më shumë entuziazëm atmosferës.

https://www.instagram.com/p/Bhi42u6grUg/

Mesa duket, largimi për një kohë të gjatë nga shtëpia e ka bërë Dafinën më nostalgjike se kurrë. Ditëlindje të tilla janë vërtetë të magjishme!

https://www.instagram.com/p/Bg-Y1OZAiio/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF