KreuCelebrity

Victioria dhe David Beckham janë zyrtarisht të ftuar në dasmën mbretërore

Nuk është sekret që Meghan Markle e pëlqen Victoria Beckham – ajo veshi një pulovër nga koleksioni i Beckham në fotot e saj të fejesës, ndërkohë që buzëkuqi i saj i preferuar është nën emrin e këngëtares së The Spice Girls.

Por a e pëlqen Markle mjaftueshëm sa për të ftuar atë dhe bashkëshortin e saj David në dasmën mbretërore? Përfundimisht, po!

Kur Corden e pyet Beckham nëse do të shkojë, ajo psherëtin „Nuk e di.“ Por para se të sqarohej më tej, intervistuesi thote, „Do të shkosh patjetër! Kjo ishte po-ja më e madhe që kisha dëgjuar ndonjëherë në jete.”

Dëshironi një të dhënë tjetër? Çifti Beckham ishin në pritje të dasmës mbretërore në vitin 2011, të vëllait të Harry, Princ Ëilliam dhe Dukeshë Kate. Ylli i futbollit anglez u shpreh në një intervistë në 2012 që ai kishte relata të mira me princeshën. Dhe natyrisht, ti i fton në dasmën tënde njerëzit me të cilët ke relata të mira!

Megjithatë, mendojmë se kemi të dhëna mjaftueshëm sa për të kuptuar se çiftin Beckham do t’i shohim patjetër në dasmën mbretërore, e cila zhvillohet në 19 maj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF