KreuFashion

Dëshironi të ekperimentoni me garderobën? Ju prezantojmë çantat më të lezetshme për këtë sezon

E kemi thënë shumë herë që diferencën e bëjnë aksesorët. Mund të visheni fare thjesht, por nëse keni këpucë interesante, vëmendja përqendrohet drejt e tek ju. Mund të kombinoheni me një ngjyrë të vetme, por të vendosni një shall në kokë, që do t’ju bëj vajzën më me stil kudo që shkoni.

Duke qenë fokusi përqendrohet shumë edhe tek çantat, ky sezon dhe ai pasardhës janë idealët nëse doni të eksperimentoni me paraqitjen. Modelet janë nga më interesantet, e nisin nga imitimi i çantave plastike, deri tek thurjet me kashtë. Me pak fjalë, nëse dëshironi të dukeni sa më interesante, ky është viti juaj!

Nga firma si ZARA, e deri tek Kenzo, firmat e njohura ju ofrojnë atë çka vështirë se e keni parë kohët e fundit. Besojeni ose jo, pranvera dhe vera e 2018-tës janë më emocionuese se kurrë…

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF