Erë fitoreje/Gent Bushpepa, kandidat për të fituar Eurovizionin sipas rezultateve të fundit! 0 1020

Po e presim me padurim 8 majin, e jo më kot. Më në fund, kënga aq shumë e dëgjuar ‘Mall’ do të sjellë atmosferën e duhur në skenën e Lisbonës. Jemi sy e veshë për çdo të re nga Eugent Bushpepa, që sipas shkrimeve të Wiwiblogers, ka mahnitur Amsterdamin me performancën e tij.

Këtë herë, një tjetër lajm sjell edhe më shumë shpresë për publikun shqiptar. Faqja zyrtare e Eurovizion ka shpallur një sondazh për këngën favorite për çmimin e parë. Besojeni ose jo, Shqipëria renditet aktualisht e katërta, me 2471 vota, nga 3874 që numëron vendi i parë. Gjithnjë e më shumë, ndjekësit e festivalit europian po shprehin entuziazmin lidhur me ‘Mall’, që pritet të na habisë si kurrë më parë.

Pavarësisht problemeve me pasaportën, Bushpepa ia doli të ishte pjesë e turit promovues në Europë. Le të kryqëzojmë gishtat!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *