Fifi e deklaron: “Meshkujt më kanë vënë këtë kusht që të isha në lidhje me ta…” 0 987

Një nga këngëtaret më të reja shqiptare, e karakterizuar nga zëri i veçantë dhe natyra e saj sportive. Është shprehur shpesh se publiku e do për origjinalitetin, ndërsa pak kohë më parë Fifi deklaroi se i është nënshtruar dietave për eleminimin e kilogramëve të tepërt, që pas një problemi të lindur në shtyllën kurrizore. E ftuar në ‘Why Not’, këngëtarja ka zbuluar edhe një anë tjetër të jetës së saj private.

Pyetur nëse a do të pranonte që ndonjë djalë t’i vendoste kush të hiqte 30 kilogramë nga trupi, vetëm për të vazhduar lidhjen me të, Fifi ka surprizuar me përgjigjen e saj. “Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e shëndoshë”, është shprehur këngëtarja pa dorashka.

Ndërsa pyetjes se si e ëndërron princin e kaltër, të dobët apo të shëndoshë, Fifi i është përgjigjur: “Rëndësi ka të ketë tru në kokë”. Si gjithmonë, e sinqertë Fifi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *