Kur të gjithë po gjykojnë Khloe pse e fali tradhtinë, këngëtarja e njohur ka vetëm një këshillë 0 1069

Ishte një nga lajmet më të trishtueshme që mund të kemi dëgjuar këtë javë. Tradhtia e Tristan Thompson që i bëri Khloe Kardashian në ditët e fundit të shtatzëninës. Me të vërtetë, pavarësisht faktit nëse i doni apo jo Kardashianët, të gjithë jemi më Khloen në këto momente.

Tradhtia në vetëvete, në çdo kohë që ndodh, është diçka shumë e keqe, por kjo e Tristan ishte 1000 herë më e keqe, pasi nuk e la bashkëshorten e saj të shijonte ditët e fundit të shtatzënisë, por edhe momentin e bukur të ardhjes në jetë të vajzës së saj. Në këto ditë, kur të gjithë po flasin për këtë tradhti, këngëtarja Cardi B ka zgjedhur që t’i japë Khloes vetëm një këshillë.

“Bëj vetëm atë që ndjen. Do të dish diçka: Thjesht bëj atë që zemra jote mendon se është më e mira. Sepse në fund të ditës të gjithë duam që të veprojmë si pastorë dhe mendojmë se marrëdhëniet e tyre janë perfekte, po ne nuk e dimë gjërat që ndodhin në marrëdhënien e tyre”, u shpreh ajo.

Të gjithë e kanë lexuar këtë këshillë si një ndjesi personale e Cardi B, e cila mendohet se ka përjetuar diçka të tillë me të dashurin e saj, pak muaj më parë. Mesa kemi mësuar, Khloe e ka falur Tristan dhe siç edhe këngëtarja e tha: Nuk ka vend për gjykime, vajza. Të gjithë në raste të tilla do kishim thënë “unë s’e fal kurrë”… por disa zgjedhin të veprojnë sipas mendjes, e disa të tjera sipas zemrës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *