KreuCelebrity

Kylie Jenner nuk është një mami e zakonshme dhe me këtë vendin na e konfirmoi

Kur bëhet fjalë për flokë me ngjyra ekstreme, si bojëqielli, jeshile, të bardha, Kylie Jenner është e para që na vjen ndërmend. Tashmë ajo është mami i një vajze të vogël të quajtur Stormi, por megjithatë, kjo nuk do të thotë që Kylie duhet të sillet si një mama tipike.

Teksa festivali i muzikës “Coachella” ka nisur, bukuroshja 20-vjeçare na ka njohur me look-un e saj të ri, i cili ka kaluar çdo pritshmëri: rozë nga rrënja e deri tek majërat. Bashkangjitur fotos ajo shkruan: Nuk jam një mami e zakonshme, jam mami cool.

Dhe ne jemi plotësisht dakord me Kylien.

Gjithsesi vajza, një këshillë nga ne: mos shkoni dhe ju të lyeni flokët si Kylie. Si fillim kurrsesi nuk do ju dalë kjo ngjyrë, por gjithashtu mendojmë se e keni kuptuar që janë thjesht paruke apo jo?

Mund t’u hidhni një dhe Kylie me ngjyrat e saj të flokëve kaq jo reale, për t’u bindur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF