Lori Hoxha duket kaq ndryshe dhe vetë e ka kuptuar: Vëllai nuk më njohu 0 1231

Sa herë që Lori Hoxha poston një foto në rrjetet sociale, sigurisht ajo foto e ka një qëllim në vetëvete. Diku ndonjë blerje të re, diku tjetër një kombinim perfekt, disa të tjera destinacionin e radhës, ashtu sikurse ka edhe nga ato ku na prezanton me look-un e ri, siç ishte ky postim i fundit. Para pak kohësh, edhe Lori, si shumica e vajzave, vendosi që t’i printe flokët mbi supe, por shumë pak e kemi parë me këtë model të ri, pasi në pjesën më të madhe ajo ka mbajtur extension.

Por trashëgimtarja e Top Channel ditën e djeshme postoi një foto ku na tregoi se kishte errësuar ngjyrën e flokëve, nuk ishte më bjonde platin, por edhe se extension nuk ishin më. E veshur me një fustan të shkurtër, me jakë, e ku sigurisht nuk mungonte një nga trendet të momentit, rripi në bel, Lori Hoxha dukej kaq ndryshe…

Këtë gjë e kishte kuptuar edhe ajo vetë, pasi edhe Itani, vëllai i saj kur e kishte parë, nuk e kishte njohur.

“Kaq ndryshe. Vëllai im nuk më njohu”, shkruan ajo në foto.

Me të vërtetë kaq ndryshe…kaq e bukur…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *