KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 15 prill 2018!

DASHI
Me Mërkurin të pozicionuar si duhet, do të mendoni shpejt dhe pastër për të marrë vendime mbi punë që duhet t’iu vijë fundi. Në fushën e romancës, do ta keni të vështirë të shprehni ndjenjat. Por, përgjigja që do të merrni pas kapërcimit të këtij problemi do t’ju japë një tablo të qartë të lidhjes tuaj.

DEMI
Gjithçka do t’ju shkojë mbarë nëse i jepni një mundësi dashurisë tuaj sot. Mund të shkruani histori dashurie, e kjo mund të japë rezultate të paparashikuara, pavarësisht dyshimit për të kundërtën që kanë miqtë tuaj. Keni besim tek gjithçka bëni dhe kështu po fitoni gjithnjë e më shumë kontroll mbi të ardhmen.

BINJAKËT
Papritur do ta kuptoni se është shumë e lehtë të rilidheni me njerëzit që ju mungojnë. Një vendim i tillë do t’ju çojë drejt progresit ekzaltues, sidomos në fushën profesionale. Dikush që e konsideroni mik, me shumë ngjasa do të shndërrohet në dashurinë tuaj.

GAFORRJA
Hëna e re do të aktivizojë më shumë se kurrë sektorin e suksesit. Ajo çka dukej si një ambicie e çmendur, do të shndërrohet në një punë plot përfitime. Partneri do të ndajë një lajm emocionues me ju dhe vetëm me ju. Beqarët duhet të hedhin sytë tek një partner Akrep.

LUANI
Mërkuri do të bëjë të mendoni më shpejt dhe në mënyrë më efiçente. Kjo do të sjellë edhe një sërë përfitimesh financiare. Para se të shkoni në një takim, sigurohuni nëse jeni të gatshëm të sakrifikini shumëçka për hir të dashurisë.

VIRGJËRESHA
Jeni më inteligjentët kur vjen puna të kuptoni çështjet e romancës. Ju besoni fort se lidhjet ndërtohen për të zgjatur. Nëse jeni beqarë, një karakter interesant me një punë që e respektoni ka një anë të pazbuluar romantike.

PESHORJA
Është tunduese të përzgjidhni fjalët e duhura, që fshehin ndjenja të thella. Dëshironi ta mbani shpërfaqjen e dashurisë në mënyrën më delikate të mundshme. Bisedoni me dikë për punët që po shkojnë më mirë nga se kishit planifikuar. Inspirimi dhe organizimi do t’ju sjellë rezultate të mëdha në punë.

AKREPI
Do të ndani tre vendime të rëndësishme me partnerin, e kjo do të thellojë edhe më shumë vendimet tuaja. Nëse jeni beqarë, një takim i ri do t’ju bëjë të ndiheni sikur e njihni palën tjetër prej një jete. Mos u lodhni duke provuar aftësitë tuaja, por shtrojuni punës si duhet.

SHIGJETARI
Pozicionimi i Hënës do t’ju ndihmojë të bëni një transformim të paparashikuar. Kjo do të vërehet dhe do të lavdërohet në ambientet e një eventi që ka tejet rëndësi për ju. Shihni dhe studioni me kujdes atë çka njerëzit duan dhe thonë, për një tablo më të qartë të situatës.

BRICJAPI
Do të ndjeheni të sigurt dhe të qetë, pasi Mërkuri në bashkëpunim me Hënën do t’ju sjellë fat në projektet familjare dhe çështjet e pronave. Në fushën emocionale, jeni më të fortë se kurrë dhe të gatshëm për të ndërmarrë vendime të reja. Beqarët mund ta gjejnë fatin tek dikush që i nis emri me ‘J’.

UJORI
Mundësia që ju jepet për të biseduar mbi gjithçka që ka vërtetë rëndësi është çelësi i suksesit në marrëdhënien tuaj. Mërkuri është në lëvizje, kështu që një psrtner i ri ose i vjetër do t’ju dëgjojë më me kurreshtje se kurrë. Edhe pse mund të habiteni, do të merrni situatën në dorë në çështje problematike.

PESHQIT
Do të merrni disa përfitime të majme financiare, teksa Hëna ecën në të njejtin drejtim me shenjën tuaj. Po sfidoni veten duke i thënë ‘jo’ njerëzve që po kërkojnë të investojnë së bashku me ju. Kërkoni të rrisni fondet, por mos u habisni nëse gjatë kësaj pune, gjeni dashurinë e jetës tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF