KreuFashion

Për të qenë sa më e bukur ditën e hënë, ky është sekreti…mund ta ndani dhe me shoqen

Hey, është e dielë dhe përveç se keni pushuar, pas një jave pune shumë të lodhshme, ne ju këshillojmë që të bëni ndërkohë edhe një maskë për fytyrën, në këtë formë edhe java do nisë shumë mbarë.

Me banane dhe vaj kokosi. Një banane është e pasur me vitamira A, B dhe E, plus ka dhe kalium që e bëjnë atë në një ushqyes të mrekullueshëm për lëkurën. E ndërsa arra e kokosit përmban acid laurik i cili ka vetitë antibakteriale natyrore që ndihmojnë në heqjen e papastërtive të lëkurës dhe zbutjen e saj.

Si ta përgatisni? Në një tas të vogël shtypni një banane derisa të marrë formën e një pureje, hidhni pak vaj kokosi dhe aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi. Lëreni të pushojë për 20 minuta, nëse keni më shumë kohë, mund ta lini edhe për 30 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF