Shumë vonoi/Këngëtarja shqiptare, tashmë me një milion ndjekës në Instagram! 0 667

Yjet botërorë numërojnë me miliona fansa në rrjetet sociale, por le të themi se edhe personazhet shqiptarë nuk mbete mbrapa në këtë drejtim. Disa prej tyre kanë arritur të mbledhin një milion ndjekës në llogaritë private, ndërsa listës sa vijnë e i shtohen të tjerë emra. Luana Vjollca, Enca, Noizy, Ledri Vula janë ata që kryesojnë në këtë kategori, ndërsa një tjetër këngëtare veçohet për një arritje të tillë.

Elvana Gjata, edhe pse ndër figurat më të dashura për publikun, vetëm këto ditët e fundit është parë të numërojë plot një milion fansa në profilin e saj. Disi suprizues si fakt, pasi fama e Elvanës është disi e pakonkurrueshme në këtë pikë. Megjithatë, aktiviteti disi i pakët në rrjetet sociale për rreth një vit, si rrjedhojë e punës në projektet e reja, mund ta ketë penalizuar disi Gjatën në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ajo është një ndër të paktët personazhe që ka rrëmbyer vëmendjen e kaq shumë përdoruesve të Instagram.

Nisur nga projektet e fundit, me siguri në listën e ndjekësve dallojnë edhe shumë emra të huaj, të cilët e njohin Elvanën nëpërmjet Poo Bear dhe të tjerë bashkëpunuesve ndërkombëtar. Pritet që lista të shtohet edhe më shumë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *