Tani mund ta shohim qartë, kjo është e fejuara e Erik Lloshit 0 588

Në një kohë kur ne prisnim që lidhja e tij të zyrtarizohej, Erik Lloshi deklaroi se ishtë “single”. Motivet e ndarjes me modelen Jola Progri nuk u bënë të ditura, por brenda një kohe shumë të shkurtër, ai postoi disa foto ku na tregonte se ishte fejuar. Të gjithë, me shumë të drejtë, menduam se çifti ishte ribashkuar, por më pas e kuptuam se kishim gabuar.

I ftuar në emisionin, “Thumb”, Eriku u shpreh se ndihej shumë i dashuruar dhe pavarësisht kohës së shkurtër të njohjes, vendimin për fejesë e kishte marrë shumë shpejt, pasi aq mjaftoi për ta kuptuar se ajo ishte personi i duhur. Nëpërmjet një fotoje postuar në Instagram, nga momenti i fejesës, këngëtari na ka prezantuar për herë të parë shumë qartë, me të dashurën e tij, e cila nuk është shqiptare. Ajo quhet Romina Sablir dhe është me origjinë serbo-kroate.

Epo, edhe një herë, të trashëgoheni Erik!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *